UEFA ka suspenduar me dy ndeshje të Kampionatit Evropian, mbrojtësin turk Merih Demiral, heroin e fitores së Turqisë ndaj Austrisë në fazën e 1/8-të.
Demiral shënoi të dy golat në fitoren 2-1 dhe festoi duke bërë shenjën e Ujqërve Gri, grupi i ekstremit të djathtë të Turqisë.
Por ky veprim, edhe pse po konsiderohet si ksenofobik dhe u ndëshkua nga UEFA, për bashkëshorten e Demiralit, modelen shqiptare, Heidi Lushtaku sërish është i arsyeshëm, transmeton TV21.
Ajo ka thënë se diversiteti është e bukura e familjes së tyre dhe forca e historisë.
Ndërkaq veprimin e Demiralit e ndërlidh me kafshët simbol që kanë çdo shtet në botë, përfshirë edhe shqiponjën tullace të Amerikës dhe ariun e Rusisë.
“Diversiteti është e bukura e familjes sonë dhe forca e historisë sonë. Toleranca, mirësia, dashuria dhe bujaria janë vlerat parësore që ua mësojmë fëmijëve tanë. Në kampionate nacionale, është mëse e natyrshne të bësh një gjest kombëtar pas fitores.
Kafshët gjithmonë janë përdorur që të personifikojnë ose përfaqësojnë shtetet dhe kombet, ashtu si shqiponja tullace e Amerikës apo ariu i Rusisë. Ujku është kafsha simbol i Turqisë.
Nuk ka të bëjë fare me racizmin apo fashizmin”, shkroi Lushtaku.
Megjithatë, Demiral mund të luajë sërish në këtë turne vetëm nëse Turqia fiton finalen. Vendimi u mor nga “hetuesi etik dhe disiplinor i UEFA-s”, dhe Nancy Faeser, ministrja e Brendshme gjermane, tha në X: “Simboli i ekstremistëve të djathtë turq nuk ka vend në stadiumet tona”.
“Përdorimi i Eurosoccer si një platformë për racizmin është plotësisht i papranueshëm dhe UEFA do të hetojë rastin dhe do të marrë në konsideratë sanksionet”, shtoi ajo.
