30.8 C
Skopje
E hënë, 31 Gusht, 2026

Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, të gjitha mostrat përmbushin kriteret ligjore

Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe i përmbush të gjitha kriteret ligjore për cilësinë, thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.

Nga ndërmarrja informojnë se Sektori për Kontroll Sanitar, në periudhën nga 24 deri më 27 gusht të këtij viti, ka marrë gjithsej 164 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 164 mostra për analiza mikrobiologjike, nga 45 pika matëse në territorin e kryeqytetit.

Sipas tyre, sipas rezultateve të analizave të kryera, të gjitha mostrat e analizuara janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.