12.8 C
Skopje
E enjte, 10 Tetor, 2024

Ukrainës i dhurohen 625 milionë dollarë ndihmë ushtarake nga SHBA

Presidenti amerikan Joe Biden i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy të martën në një bisedë telefonike se Uashingtoni do t’i japë Kievit 625 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake, përfshirë sistemet e raketave HIMARS, tha Shtëpia e Bardhë.

Edhe nënpresidentja Kamala Harris ishte e pranishme në telefonatë, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë. Presidenti Biden nënvizoi se Uashingtoni nuk do ta njohë kurrë aneksimin e territorit të Ukrainës nga Rusia, sipas deklaratës.

Zoti Biden “u zotua të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, ndërsa ajo mbron veten nga agresioni,” thuhet në deklaratë.

Paketa e re e ndihmës është e para që nga aneksimi i shpallur nga Rusia i katër rajoneve të Ukrainës.

Departamenti i Shtetit tha në një njoftim se paketa përfshin katër sisteme HIMARS dhe raketa të lidhura me to, 32 Howitzer me 75,000 fishekë, 200 automjete rezistente ndaj minave dhe mina Claymore.

Prodhuar nga kompania Lockheed Martin Corp LMT.N, saktësia e sistemeve HIMARS dhe rrezja më e gjatë e veprimit të tyre, i kanë dhënë mundësi Kievit të ngushtojë avantazhin e artilerisë së Rusisë.

Të ngjajshme

Të fundit