10.8 C
Skopje
E shtunë, 4 Prill, 2026

Universiteti i Tetovës e shënoi 29-vjetorin e ligjëratave të para

Universiteti i Tetovës, sot me organizimin e disa aktiviteteve e shënoi përvjetorin e ligjëratave të para. Fillimisht, udhëheqësia e Universitetit e udhëhequr nga Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Kryetari i Senatit Prof. Dr. Vullnet Ameti, bënë homazhe te busti i dëshmorit të arsimit shqip Abdylselam Emini, ku u përkujtua vepra e tij dhe sakrifica e popullatës shqiptare për universitet në gjuhën shqipe. Më pas, homazhe u bënë edhe te varri i themeluesit, Rektorit të parë dhe historik të UT-së Prof. Dr. Fadil Sulejmani, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprën e tij. Po ashtu u vizitua edhe Muzeu historik i Universitetit në fshatin Poroj, ku
pikërisht më 17 shkurt 1995, filluan ligjëratat e para të këtij tempulli të dijes.

Në akademinë qendrore kushtuar ligjëratave të para, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli u shpreh se themelimi i Universitetit të Tetovës është ngjarje e madhe historike, sepse ka shënuar kthesë në jetën tonë. Sipas tij, kjo ngjarje ka ndikuar dhe ndikon në vazhdimësi në përparimin shoqëror, kombëtar, arsimor, shkencor, kulturor, shpirtëror dhe intelektual të qytetarëve
tanë.

“Themelimi i Universiteti të Tetovës ishte hap vendimtar dhe historik i inteligjencies shqiptare në Maqedoninë e Veriut për ta zgjidhur çështjen e arsimit sipëror në gjuhën amtare shqipe. Ky hap vendimtar meriton respektin tonë të përhershëm. Më 17 shkurt të vitit 1995, në Poroj të Tetovës u mbajtën ligjëratat e para në Universitetit të Tetovës. Në të njëjtën ditë, në Reçicë të Vogël, fillimi i ligjëratave u pengua nga policia, gjë që çoi në konfrontim mes banorëve dhe makinerisë policore.
Bilanci ishte tragjik. Pati shumë të lënduar dhe të burgosur, por edhe ra dëshmor i arsimit në gjuhën shqipe Abdylselam Emini, emri i të cilit do të kujtohet përgjithmonë. Populli i etur për dije, i pranishëm në Poroj edhe në Reçicë të Vogël, ishte në mbrojtje të Universitetit, përkundër pengesave, përkundër dhunës së ushtruar mbi shqiptarët nga pushteti i kohës. Si shumë herë në histori, edhe këtë herë, u dëshmua se obskurantizmi, herët ose vonë, e humb luftën me dritën e përparimit. Kjo ngjarje shënoi kthesën historike për shqiptarët, të cilët dëshmuan se ishin të paluhatshëm në kërkesat për arsimim në gjuhën amtare. Kjo ditë do të mbetet përgjithmonë e skalitur në kujtesën tonë kolektive. Do të shënohet si fillesë në rrugën e lirisë dhe përparimit.” – tha
Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli.

Të ngjajshme

Të fundit