13.8 C
Skopje
E diel, 26 Prill, 2026

UT dhe Universiteti i Salentos nga Italia, thellojnë bashkëpunimin arsimor – shkencor

Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Universitetit të Salentos nga Italia, prof. dr. Genaro Scarselli, i shoqëruar nga dr. Francesko Mariano, e vizituan Universitetin e Tetovës. Me këtë rast, ata u pritën në takim nga rektori i Universitetit të Tetovës, prof. dr. Kushtrim Ahmeti dhe prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, prof. dr. Shefik Shehu.

Në këtë takim, siç bëhet e ditur në kumtesën e UT-së, palët fillimisht shkëmbyen informacione të përgjithshme rreth veprimtarisë arsimore dhe shkencore të dy institucioneve, mënyrën e organizimit të studimeve, numrin e përgjithshëm të studentëve, anëtarësimet në organizata dhe projekte të ndryshme ndërkombëtare, si dhe informacione të tjera që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit arsimor-shkencor.

Ata, gjithashtu thanë se, për të dy universitetet, përveç aspektit të mësimdhënies prioritet parësor mbetet investimi në fushën e kërkimeve shkencore. Nisur nga kjo, palët diskutuan edhe për mundësitë e krijimit të një partneriteti. Sipas tyre, të gjitha këto tematika që kanë të bëjnë me veprimtarinë e dy universiteteve, në të ardhmen mund të realizohen me finalizimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Salentos, një marrëveshje e cila do të mundësonte organizimin e konferencave shkencore, seminareve, simpoziumeve, mobilitet të stafit akademik dhe studentëve, pjesëmarrje në trajnime të ndryshme profesionale dhe aktivitete të tjera. 

Të ngjajshme

Të fundit