1.8 C
Skopje
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Varhelyi në Türkiye do të nënshkruajnë pako të mbështetjes për refugjatët prej 781 milionë euro

Komisioneri i BE-së për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi, do të nënshkruajë një pako të mbështetjes prej 781 milionë euro për refugjatët në Türkiye gjatë vizitës së tij në kryeqytetin turk, transmeton Anadolu.

Komisioni Evropian njoftoi në një deklaratë se Varhelyi nesër do të udhëtojë në Ankara për një vizitë dyditore.

Në deklaratën e Komisionit Evropian thuhet se Varhelyi do të “diskutojë marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin me Türkiye”.

Sipas deklaratës, Varhelyi do të zhvillojë bisedime me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan, Ministrin e Tregtisë Ömer Bolat, Ministrin e Familjes dhe Shërbimeve Sociale Mahinur Özdemir Göktaş, Ministrin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar dhe Ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır.

Ai gjithashtu do të nënshkruajë “një kontratë prej 781 milionë eurosh që siguron fonde të BE-së për një rrjet sigurie sociale për refugjatët më të cenueshëm”, thuhet në deklaratë.

Organi ekzekutiv i BE-së njoftoi javën e kaluar se Türkiye do t’i bashkohet Programit të Evropës Digjitale të Bashkimit Evropian për të mbështetur digjitalizimin e organizatave publike dhe bizneseve me një buxhet total prej 7,5 miliardë euro.

Të ngjajshme

Të fundit