12.8 C
Skopje
E enjte, 22 Maj, 2025

Vazhdon trajtimi i pacientëve brenda dhe jashtë vendit – Taravari falënderon partnerët ndërkombëtarë

Ministria e Shëndetësisë njofton se ekipet mjekësore në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit janë të angazhuara maksimalisht për të ofruar kujdesin e nevojshëm për pacientët e hospitalizuar pas tragjedisë së fundit, informon POPULLI.mk

Aktualisht, sipas të dhënave zyrtare, në spitalet dhe klinikat e vendit po trajtohen dhjetëra pacientë:

  • Klinika e Kirurgjisë Plastike – 10 pacientë
  • Klinika e Toksikologjisë – 10 pacientë
  • Klinika e Kirurgjisë Torakale – 4 pacientë
  • Traumatologjia – 2 pacientë
  • Kirurgjia Pediatrike – 4 pacientë
  • KARIL – 13 pacientë
  • Klinika e Pulmologjisë – 2 pacientë
  • Spitali i Përgjithshëm në Shtip – 2 pacientë
  • Spitali “8 Shtatori” – 17 pacientë
  • Klinika e Kirurgjisë “Shën Naum Ohri” – 11 pacientë

Nga pacientët e transferuar jashtë vendit, raportet mjekësore tregojnë se shumica janë në gjendje stabile:

  • Austri: Nga gjashtë pacientë, pesë janë në terapi intensive dhe një është transferuar në repartin e mjekësisë së brendshme.
  • Lituani: Katër pacientë mbeten në terapi intensive në gjendje stabile.
  • Turqi: Pesë pacientët e trajtuar në Ankara tashmë mund të marrin frymë vetë.
  • Serbi: 30 pacientë po marrin trajtim në terapi intensive.
  • Bullgari: 14 pacientë, ku shtatë janë në kujdes intensiv, ndërsa të tjerët kanë djegie të lehta.
  • Greqi: Tetë pacientë po trajtohen dhe gjendja e tyre po përmirësohet.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka falënderuar të gjitha shtetet partnere për ndihmën e ofruar që nga momenti i parë i tragjedisë dhe ka bërë të ditur se gjatë natës pritet transportimi i disa pacientëve të tjerë në qendra mjekësore evropiane për trajtim të specializuar. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit