29.8 C
Skopje
E enjte, 28 Maj, 2026

Velipojë / Shtohen hapësirat publike për pushuesit

- Advertisement -

Velipoja është plazhi me vijën më të gjatë bregdetare në vend ndërsa 35-40% e plazhit ranor buzë Adriatikut është shndërruar në hapësirë publike në dispozicion të pushuesve të saj, shkruan RTSH.

Përfaqësuesi i Bashkisë Shkodër, Bekim Mema shprehet se ky është një nga prioritetet Bashkisë për pushuesit e këtij plazhi. Ato janë të shtrira nga Viluni në Deltën e Bunës.“Kemi miratuar hartat të cilat kanë një sipërfaqe prej 35%-40%  të hapësirës publike.  Hapësirat publike janë të përqendruara zakonisht në zonat më të aksesueshme me makinë”, tha Bekim Mema, drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme e Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik.Plazhet publike në Velipojë do të pajisen gjithashtu me çadrat dhe infrastrukturën e nevojshme sipas standardeve më të mira për pushuesit.

- Advertisement -

Të ngjajshme

Të fundit