6.8 C
Skopje
E martë, 15 Tetor, 2024

Vëllezërit Tate arrestohen përsëri në Rumani

Influencuesi i famshëm, Andrew Tate dhe vëalli i tij, Tristan, janë arrestuar në Rumani mbi akuzat për agresion seksual.

Vëllezërit u arrestuan mbrëmjen e së hënës me akuza që datojnë midis 2012 dhe 2015.

Atyre iu dorëzua urdhër-arresti i lëshuar nga Gjykata e Magjistraturës Westminster në Londër.

Andrew, 37 vjeç dhe Tristan, 35 vjeç, mohojnë të gjitha akuzat kundër tyre.

Vëllezërit po përballen me akuza për përdhunim dhe trafikim njerëzor në Rumani, ku ata jetojnë, dhe më parë kishin qenë në burg dhe më vonë në arrest shtëpie që kur u ndaluan në dhjetor 2022.

Ata u akuzuan së bashku me dy gra rumune si pjesë e grupit të dyshuar të krimit të organizuar.

Pretendohet se të katër formuan grupin në vitin 2021 për të kryer trafikim njerëzor në Rumani dhe vende të tjera – përfshirë ShBA-në dhe Britaninë e Madhe.

Tate fitoi një apel në gusht 2023 për t’u liruar nga arresti shtëpiak pasi ai pret gjykimin në një datë që ende nuk është vendosur.

Vëllezërit u thanë se mund të udhëtonin kudo brenda Rumanisë, por nuk mund të largoheshin nga vendi.

Tate, një ish-kikboksier dhe garues i Big Brother, fitoi miliona fansa në rrjetet sociale vitet e fundit.

Ai ka 8.9 milionë ndjekës në X, dikur Twitter, por është ndaluar në disa platforma të tjera duke përfshirë TikTok për pikëpamjet e tij mizogjene.

Të ngjajshme

Të fundit