16.8 C
Skopje
E diel, 16 Mars, 2025

Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet, por humbi 10 ulëse në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje kërkoi gjatë fushatës gjysmë milionë vota, në përpjekje për të thyer rekordin prej 58 deputetëve sa kishte fituar para katër vjetësh në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, por më 9 shkurt qytetarët menduan ndryshe.

Partia e Albin Kurtit del të jetë fituese e zgjedhjeve, por edhe humbëse e numrit të votave dhe njëherësh ulëseve në legjislacionin e ri.

Rezultatet përfundimtare të KQZ-së tregojnë se më 2025 Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës do të ketë 48 ulëse ose dhjetë më pak krahasuar me 2021.

Partia Demokratike e Kosovës u rendit e dyta edhe në vitin 2021, por me 19 ulëse teksa më 9 shkurt 2025 ajo shtoi këtë numër në 24 ulëse.

Lidhja Demokratike e Kosovës ishte e treta më 2021, por me 15 ulëse teksa më 9 shkurt 2025 mori 20 deputetë ose pesë më shumë.

AAK-NISMA më 9 shkurt 2025 fituan gjithsej 8 ulëse, secila nga katër, në Kuvend. AAK më 2021 kishte garuar e vetme dhe kishte fituar 8 ulëse, ndërsa NISMA nuk kishte arritur ta kalojë pragun zgjedhor prej 5 për qind

Të ngjajshme

Të fundit