Mësohet se personi i vdekur është afaristi Lulzim Kryeziu, djali i biznesmenit Latif Kryeziu nga kompania prestigjioze “SHELL”.
Një person i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar pasditen e së enjtes në Mleqan të Malishevës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 15:20.
“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Elezaj.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore.
