35.8 C
Skopje
E diel, 21 Korrik, 2024

(VIDEO) Argjentina arrin finalen e dytë radhazi pasi mposhti Kanadanë në ‘Copa America’

Argjentina ka mundur Kandanë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Amerikës me rezultatin 2-0, me skuadrën e Scalonit që dominoi takimin nga fillimi deri në fund.

Sfida nisi mjaft mirë për kampionët e Botës në fuqi, të cilët kaluan në avantazh me anë të Alvarez në minutën e 22’ të takimit.

Goli i dytë erdhi pikërisht nga Leo Messi, i cili në minutën e 51’ i dha dhe qetësi skuadrës së tij.

Kështu Argjentina arrin finalen e dytë radhazi në këtë kompeticion, të cilin kërkon ta fitojë siç bëri përpara tre vitesh, ku ne finale kishte Brazilin, teksa tashmë do të presë fituesin e çiftit Kolumbi-Uruguai.

Burimi / TopChannel

Të ngjajshme

Të fundit