-0.2 C
Skopje
E shtunë, 24 Janar, 2026

(VIDEO) Fabrika e lënë pas dore në Likovë që helmon banorët e zonës !

Në Maqedoninë e Veriut, më saktësisht në Likovë një fabrikë e vjetër e minierave me shkallë shumë të lartë të kemikaleve nga shkaku që nuk mund të gjinden investitorë për ta blerë kjo fabrikë ka mbetur aty ku është, informon populli.mk. Për fat të keq kjo fabrikë ndodhet shumë afër një shkolle fillore dhe atë jo më larg se 100 ose 200 metra.

Kjo fabrikë që ndodhet në Likovë është afër 400 fëmijëve të cilët mësojnë dhe luajnë atje dhe janë të rrezikuar nga kjo fabrikë e cila në masë të madhe lëshon helme.

Kjo fabrikë është mbyllur në vitin 1979, por 44 vite kemikalet të cilat janë lëshuar në tokë e ka ndotur tokën, ujin dhe ajrin. Sipas raporteve të vitit 2002, toka dhe uji në Likovë aty ku gjendet fabrika janë 50 herë më të dëmshme se normalja.

Ky ujë përdoret për ujitje të tokave dhe gjithashtu kafshëve u jipet për pije. Njerëzit rrezikojnë që në masë të madhe të preken nga kanceri si shkak i helmeve. Kjo fabrikë ende mbetet në vend si shkak i mos interesimit për ta blerë ndonjë investitorë./POPULLI.mk

https://fb.watch/jCAhkMEEMR/?mibextid=j8LeHn

Të ngjajshme

Të fundit