3.8 C
Skopje
E premte, 16 Janar, 2026

LAJMI I FUNDIT/ Vjedhje në lagjen Butel, forca të mëdha të policisë në teren

Një dramë e vërtetë po ndodh tani në lagjen Butel.

Në terren ndodhen 4 deri në 5 automjete policie, përkatësisht forca policore të Policisë së Ndërhyrjes së shpejtë, me një numër të madh policësh, të armatosur rëndë.

Sipas informacioneve të marra nga lexuesit tanë që ndodheshin në terren, dyshohet se bëhet fjalë për një grabitje të rëndë në një nga objektet në atë lokacion dhe disa nga supozimet të cilat nuk janë vërtetuar kanë shkuar në drejtimin se mund të jetë një dyqan bastesh.

Informacionet nga terreni thonë se disa sulmues të armatosur dhe të maskuar kanë kryer një grabitje në ndërtesë dhe kanë hyrë aty me maska ​të thjeshta.

Informacionet tona thonë se nuk ka të lënduar. Lexuesi ynë na ka dërguar edhe një foto ku shihet prania dramatike e policisë në atë zonë.

Dëshmitarët thonë se policët ishin dukshëm të shqetësuar. Më shumë detaje së shpejti.

Të ngjajshme

Të fundit