Kush ishte Mehmet Akif Ersoy ?
Shqiptari që krijoi himnin e Turqisë.
Poet i njohur kombëtar dhe mjek veteriner. Nëna Emine Sherife me prejardhje nga Buhara ndërsa babai Temiz Tahir nga Kosova, i lindur në Pejë.
Babai i tij ishte njëri ndër hoxhallarët më të njohur të shkollës “Fatih Xhami Medrese”, i ditur dhe i drejtë. Për këtë shkak iu dha nofka Temiz Tahir Efendi.
Mehmet Akif Ersoy studioi për shkenca politike. Merrej me sport dhe poezi ku edhe shkruante bukur. Dinte 3 gjuhë të huaja; franceze, arabe, persiane.
Kemal Ataturku e ftoi dhe e bëri deputet në parlamentin e parë turk. Pas luftës Mehmet Akif merr pjesë në një garë poezie me 700 vetë dhe fiton. Ajo poezi sot është himni i Turqisë. Në Egjipt u diagnostikua me sirozë. Pas kthimit në Stamboll ai tha; “Dashtë Zoti që ky popull të mos ketë nevojë ti shkruhet edhe njëherë himni kombëtar”.
Kufomën e tij e bartën deri tek varri studentët duke e kënduar himnin kombëtar, të cilin e shkruajti vet Mehmet Akif Ersoy. Ai kujtohet gjithmonë me respekt!
