9.8 C
Skopje
E martë, 3 Dhjetor, 2024

(VIDEO) Polici në Kumanovë hedh përtokë flamurin kombëtar shqiptar – një akt i turpshëm!

Ngjarja e fundit në Kumanovë, ku një pjesëtar i policisë hodhi përtokë flamurin kombëtar shqiptar, është një akt i rëndë që fyen ndjenjat e shqiptarëve dhe shkel dinjitetin e tyre kombëtar, shkruan POPULLI.mk

Flamuri është simbol i identitetit, krenarisë dhe sakrificës së një kombi, dhe ky veprim i papranueshëm nuk mund të kalojë pa përgjegjësi.

Ku është Ministri i Punëve të Brendshme? Pse heshtet përpara një akti që cënon paqen ndëretnike dhe bashkëjetesën? Dënimi i kësaj sjelljeje duhet të jetë i qartë dhe i ashpër. Është detyra e institucioneve shtetërore të mbrojnë të drejtat dhe simbolet e të gjitha komuniteteve, pa përjashtim.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë luftuar për një shoqëri ku çdo simbol, gjuhë dhe identitet respektohet njësoj. Të gjithë presim veprim konkret dhe përgjegjësi nga autoritetet për të siguruar që akte të tilla të mos përsëriten kurrë.

Ky incident nuk është vetëm një sulm ndaj flamurit, por edhe ndaj bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë në shtetin tonë. Shqiptarët nuk do të heshtin, dhe kërkojnë drejtësi tani! / © POPULLI.mk

https://www.facebook.com/reel/896074992612471

Të ngjajshme

Të fundit