24.8 C
Skopje
E shtunë, 15 Mars, 2025

(VIDEO) Protesta më e madhe në Beograd, studentët sfidojnë qeverinë

Studentët serbë, të mbështetur edhe nga mijëra qytetarë, kanë nisur grumbullimin në kryeqytetin serb, teksa në orën 16.00 është paralajmëruar mbajtja e protestës më historike në Beograd e zhvilluar ndonjëherë. Mediat serbe raportojnë për situatë të tensionuar në vigjilje të protestës dhe parashikohet përplasje me forcat e rendit. Nga ana tjetër presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka kërcënuar se nuk do të lejojë cenimin e rendit kushtetues.

Mediat serbe kanë publikuar pamjet e para nga marshimi i protestuesve nga disa drejtime, në kryeqytetin serb.

Tubimi kryesor do të jetë para Kuvendit të Serbisë, por edhe në Slavija, ku do të ketë skenë për protestuesit.

“Lumenjtë” e njerëzve po lëvizin drejt qendrës së Beogradit. Veteranët ushtarakë kanë krijuar një rresht para Kuvendit të Serbisë, ndërsa forca të shumta policore janë vendosur në të gjithë qendrën e kryeqytetit.

Kolonat e protestuesve që iu përgjigjën thirrjes së studentëve për bllokadë po lëvizin nëpër Beograd, nga të gjitha drejtimet dhe të gjitha anët e qytetit. Mediat serbe e konsiderojnë tubimin e sotëm si një protestë historike.

https://x.com/i/status/1900907346529796460

 

 

 

 

Burimi / (BalkanWeb)

Të ngjajshme

Të fundit