10.8 C
Skopje
E enjte, 16 Prill, 2026

(VIDEO) Rama publikon videon, ishulli i Sazanit përplot me turistë

Është raportuar për ditë të tëra se plazhet e Shqipërisë kanë mbetur bosh, e kjo si pasojë e çmimeve të larta.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video e cila dëshmon të kundërtën.

Video është realizuar në ishullin e Sazanit ku shihen turistë të shumtë të cilët po shijojnë vendin.

“Mirëmëngjesi, dhe me një tjetër plazh të “sulmuar” nga turistët vendas e të huaj, në ishullin e Sazanit, në një sezon të jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri, po edhe shpërndarjeje të turistëve në të gjithë hartën e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në “Facebook”

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/391743094014998

Të ngjajshme

Të fundit