Një incident i rëndë ka ndodhur në plazhin e Shën Pjetrit, në Marsaxlokk, ku një shtetas shqiptar është hedhur nga një shkëmb dhe nuk ka arritur të dalë në sipërfaqe.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. Shqiptari është dërguar me urgjencë në spitalin Mater Dei të Maltës.
Siç shihet edhe në video, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, hidhet nga shkëmbi mes duartrokitjeve të pushuesve por pak sekonda pasi u hodh nuk ka arritur të dalë.
Në këtë moment njerëzit që ishin aty pranë më pas u hodhën me shpejtësi në det për të shpëtuar shqiptarin.
Anëtarët e Departamentit të Mbrojtjes Civile, një ambulancë dhe policia u thirrën në vendngjarje, me ekipin mjekësor që e transportoi burrin në spitalin Mater Dei.
https://www.instagram.com/reel/CwMk5iWtAzA/?utm_source=ig_embed&ig_rid=685573a1-d36e-4147-b540-a067c511885b
