15.8 C
Skopje
E hënë, 20 Tetor, 2025

Vjedhja në Muzeun e Luvrit, reagon Macron: Bizhuteritë do të gjenden dhe autorët do të dalin para drejtësisë

Në reagimin e tij të parë pas vjedhjes në muzeun e Luvrit, Presidenti francez Emmanuel Macron premton se autoritetet do të gjejnë tetë bizhuteritë e vjedhura dhe thekson se autorët do të nxirren para drejtësisë.

“Vjedhja e kryer në Luvër është një fyerje ndaj një trashëgimie kulturore që ne e duam, sepse është pjesë e historisë sonë. Ne do t’i gjejmë veprat dhe autorët do të nxirren para drejtësisë. Po bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme, kudo, për ta arritur këtë, nën drejtimin e prokurorisë së Parisit”, thotë presidenti francez.

 

“Programi ‘Louvre Nouvelle Renaissance’, të cilin e nisëm në janar, parashikon forcimin e sigurisë. Ai do të garantojë ruajtjen dhe mbrojtjen e asaj që përbën kujtesën dhe kulturën tonë”, përfundon ai në postimin e tij.

Të ngjajshme

Të fundit