5.8 C
Skopje
E hënë, 23 Shkurt, 2026

VLEN: A do t’i japë Artan Grubi goditjen fatale Ali Ahmetit dhe BDI-së?

Pas ndalimit të Artan Grubit në pikën kufitare në Bllacë, sot kanë reaguar edhe nga koalicioni VLEN.

Nga atje pyesin se a do t’i japë Artan Grubi goditjen fatale Ali Ahmetit dhe BDI-së?

“Kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së më në fund është dorëzuar.

Artan Grubi është pjesëmarrës dhe ekzekutor i të gjitha marrëveshjeve të errëta të BDI-së. Prandaj, BDI po dridhet nga frika se nuk e dinë se për çfarë është gati të flasë Artan Grubi.

Pasi BDI humbi në mënyrë katastrofale në zgjedhjet lokale dhe të gjitha premtimet e rreme të Ahmetit për zgjedhje të parakohshme dhe hyrje të supozuar në qeveri dështuan, Artani nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përballet me mëkatet e veta.

Por cilin do ta ngreh me vete, mbetet për t’u parë”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Të ngjajshme

Të fundit