14.8 C
Skopje
E hënë, 29 Prill, 2024

VLEN: Bujar Osmani është supermjeshtri i korrupsionit në këtë shtet

Koalicioni VLEN  ka lëshuar një komunikatë ku akuzon kandidatin e Frontit Europian për president, Bujar Osmanin për korrupsion të lartë gjatë këtyre viteve, shkruan POPULLI.mk.

Derisa po zhvillohet kjo fushatë zgjedhore, kur oponentët tanë
vazhdimisht bërtasin kundër Rusisë, duke aktruar aleancat perëndimore,
sot jemi këtu që t’ia kujtojmë opinionit se kush ku është dhe çfarë
fsheh nën flamurin europian. Për neve mbetet shqetësim brenga e Vuçiqit
për BDI-në dhe Ali Ahmetin, sepse derisa ata nuk kanë dhënë asnjë
shpjegim për këtë, kjo për ne nënkupton se Serbia, si aleat i Rusisë, ka
lidhje të thella në BDI. Ndërkaq, më shumë se kaq, janë edhe disa
biznese të dyshimta të kësaj partie që na i rrisin dyshimet.

Meqë opinioni mund të ketë harruar, ne duam të kujtojmë se pikërisht
Bujar Osmani, si ministër i Shëndetësisë në qeverinë e Nikolla
Gruevskit, në vitet 2008-2011, është akuzuar në procesin gjyqësor
“Pacienti”, ku ai dyshohet për korrupsion dhe favorizim në furnizime
publike të një kompanie bullgare nga Bllagoevgradi, së cilës i ka
lëshuar 6.5 milionë euro.

Por, Bujar Osmani këtë huq të korrupsionit me tenderë nuk e ka harruar
asnjëherë. Kështu, duke qenë në detyrën e kryesimit të OSBE-së, Bujar
Osmani i ka dhënë kompanisë donatore të BDI-së, “EUROVIA”, një tender me
vlerë prej 1.8 milionë euro, ndërsa po ashtu për këtë samit Bujar Osmani
ka realizuar një tender tjetër për makina me çmime dhjetë herë më të
larta, duke i dhënë kompanisë “ABC RENT A CAR” 1 milion euro. Madje, për
çudi, kjo kompani vazhdimisht fiton tenderë në tre vitet e fundit te
Bujar Osmani.

Sikur të mos mjaftonin vetëm këto, Bujar Osmani ia ka dhënë dy tenderë
në vlerë prej 150 mijë euro edhe kompanisë “ARBËRIA”, e cila po ashtu
është donatore e BDI-së.

Dhe, kapaku i krejt korrupsionit të Bujar Osmanit është tenderi për
kompaninë “EUROINVEST MEDIU” nga Zajazi i Ali Ahmetit, së cilës Bujar
Osmani ia ka dhënë një tender në vlerë prej 800 mijë euro.
Ky është kandidati i Frontit Europian, që shtiret se po e lufton Rusinë
dhe po e mbron Europën, ndërsa të vetmen gjë që e ka për t’u mburrur
është korrupsioni.

Sidoqoftë, atij dhe partisë së tij i kanë mbetur edhe pak ditë deri në
përjashtimin nga skena, për t’ia hapur rrugën një opsioni proeruopian
dhe të pakorruptuar. Prandaj, ia VLEN!

Shkup, 15.04.2024

Të ngjajshme

Të fundit