25.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme VLEN hap sonte Shtabin Qendror në “Sheshin Skënderbeu” – Shkup

VLEN hap sonte Shtabin Qendror në “Sheshin Skënderbeu” – Shkup

0
108

Sonte (e premte, më 20 qershor), në ora 19:30, në Sheshin “Skënderbeu”Shkup, bëhet hapja dhe promovimi i strukturës së Shtabit QendrorVLEN-it për zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut, informon POPULLI.mk

“Ky është një moment i rëndësishëm që shënon fillimin e organizimit të përbashkët të koalicionit VLEN drejt një ndryshimi të madh politik” thonë nga VLEN.

Me këtë rast, do të prezantohet struktura udhëheqëse që do të mbajë peshën e fushatës dhe do të udhëheqë rrugën e VLEN-it drejt fitores.

Nga Koalicioni VLEN, ftojnë të gjithë qytetarët, aktivistët, simpatizantët dhe përkrahësit që të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje simbolike dhe mobilizuese. / © POPULLI.mk