8.8 C
Skopje
E enjte, 13 Shkurt, 2025

VLEN mbyll vitin 2024 me një festë me aktivistët

Shkup, 30 dhjetor 2024 – Koalicioni VLEN organizon sonte në ora 19:00, në ambientet e hotelit Holiday Inn – Shkup, një ndejë festive me aktivistët dhe mbështetësit e saj për të mbyllur vitin 2024 dhe për të hyrë me energji të reja në vitin që po vjen, informon POPULLI.mk

Ky aktivitet simbolizon përkushtimin e koalicionit VLEN ndaj aktivistëve të saj, të cilët kanë qenë shtylla kryesore në promovimin e vizionit për ndryshime të qëndrueshme dhe reformuese në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë këtij eventi, udhëheqësit e koalicionit VLEN do të ndajnë momente reflektimi për arritjet e deritanishme, si dhe do të prezantojnë drejtimet strategjike për vitin 2025. Në fokus do të jenë përgatitjet për sfidat politike, si dhe promovimi i transparencës dhe integritetit si vlera kryesore të koalicionit.

© POPULLI.mk

 

Të ngjajshme

Të fundit