21.8 C
Skopje
E diel, 12 Prill, 2026

VLEN me qasje ndryshe, pesë profesorë universitarë zgjidhen zv/ministra

Janë gjithsej 9 zv/ministra të rinj të kabinetit qeveritar, ndërsa 7 janë të cilët vijnë nga radhët e Koalicionit VLEN. Pesë nga këta janë nga bota akademike, profesorë universitarë, shkruan POPULLI.mk

Kaltrina Zekolli do të jetë zv/ministre e Transportit, Flakron Bexheti do të jetë zv/ministër i Bujqësisë, Lulzim Aliu do të jetë zv/ministër i Arsimit, Sedat Sulejmani është emëruar zv/ministër i Kulturës dhe Astrit Iseni është caktuar të jetë zv/ministër në MPB.

Gjithashtu sa i përket përfaqësimit gjinor kemi të bëjmë me një përfaqësim të denjë. Elfete Ismaili është emëruar zv/ministre e Mbrojtjes, ndërsa Safije Sadiki Shaini zv/ministre e Sportit.

Flakron Bexheti është ligjërues në Universitetin “Nënë Tereza”, njëjtë Kaltrina Zekolli dhe Safije Sadiki Shaini. Astrit Iseni është ligjërues në Universitetin e Tetovës “Fadil Sulejmani” dhe Lulzim Aliu i cili ligjëron në Universitetin “Kirili dhe Metodi”. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit