6.8 C
Skopje
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

VLEN në provë besimi, Limani kërkon meritokraci dhe moral në politikë

Famit Limani nga VLEN, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, thotë se “nëse VLEN dëshiron të jetë një alternativë reale dhe e besueshme, duhet të jetë shembull i meritokracisë”. Limani mes tjerash bën thirrje për siç e quan ai, reflektim, konkretisht, të respektohet kontributin i çdo individi.

“Meritokracia është prova e vetme e besimit qytetar për koalicionin VLEN. Nëse vërtet synojmë që koalicioni VLEN ta ruajë dhe ta forcojë besimin e qytetarëve, duhet të jemi të sinqertë para vetes dhe para publikut se besimi nuk fitohet me emra, poste apo pazare politike, por me punë, përgjegjësi dhe respekt real për kontributin e secilit individ. Shoqëria jonë është e lodhur nga përjashtimi, nga përzgjedhjet selektive dhe nga një kulturë politike që shpërblen afërsinë e jo vlerën. Të rinjtë, familjet dhe qytetarët në përgjithësi që na kanë votuar presin një model tjetër qeverisjeje një model ku meritokracia nuk mbetet slogan elektoral, por shndërrohet në praktikë të përditshme institucionale. VLEN ka lindur si shpresë për ndryshim. Por shpresa nuk mjafton nëse nuk shoqërohet me sjellje të re politike dhe standarde të reja etike. Askush nuk duhet të vlerësohet për atë që njeh apo për interesat që përfaqëson përkohësisht, por për atë që punon dhe kontribuon realisht në secilën lagje, në secilën komunë. Lufta me bërryla, mospërfillja e aktorëve që sollën bashkimin dhe ndërtuan këtë forcë të përbashkët që sot quhet VLEN, si dhe hapja e dyerve për figura të dyshimta që deri dje e luftonin këtë koalicion, do të ishte fatale për të gjithë ne duke zhgënjyer secilin votues që besoj në sloganin “ Jemi një zë”. Nëse veprohet mbi logjikën “mbledh çfarë të bie përpara” vetëm sepse dikush të përkëdhel përkohësisht, atëherë ekziston rreziku real që në ditën e emërimit të liderit të fillojë edhe shkatërrimi i VLEN-it. Sepse mbi të gjitha, edhe politika duhet të zhvillohet me moral”, ka shkruar mes tjerash Limani.

Të ngjajshme

Të fundit