22.8 C
Skopje
E enjte, 28 Maj, 2026

VLEN: Tutori Blerim Qoseto Bexheti deshqiptarizon Qytetin e Shkupit

Koalicioni VLEN nëpërmjet zëdhënësit Driton Sulejmani sot ka dalë në konferencë për media ku kanë akuzuar deputetin e BDI, Blerim Bexheti për deshqiptarizimin e Qytetit të Shkupit, informon POPULLI.mk
SULEJMANI:
“Të nderuar qytetarë, shumë të respektuar media të pranishme,
Sot, nuk jemi këtu për të heshtur ndaj padrejtësive dhe manipulimeve që po ndodhin përpara syve tuaj. Jemi këtu për të nxjerrë në pah hipokrizinë e atyre që flasin për korrupsion, ndërsa vetë ishin arkitektët dhe përfituesit kryesorë të tij.
Kur Blerim “Qoseto” Bexheti i BDI-së, i njohur për ndikimet e tij të dikurshme në sistemin e partizuar gjyqësor, del dhe flet për pazarllëqe dhe korrupsion, është qesharake, por mbi të gjitha, është një fyerje për të gjithë qytetarët. A mundet një individ që ka mbjellë dhe kultivuar një sistem të tërë të korrupsionit dhe klientelizmit të kërkojë drejtësi? Kjo është një tallje e hapur ndaj secilit prej nesh dhe dëshmi e një partie që ka humbur çdo busull morali dhe lidhje me njerëzit e këtij vendi.
Së fundmi, dëgjuam një dëshmi të fortë në një emision nga Kosana Mazneva, ish-drejtoresha e Higjienës Komunale, e cila zbuloi se kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka vepruar nën ndikimin e një “tutori” të padukshëm, që i pëshpëriste në vesh vendimet e tij.
Pyetja kryesore tani është: A është pikërisht Blerim “Qoseto” Bexheti ai tutor, që kontrollonte vendimet dhe urdhëroi dëbimin e mbi 150 shqiptarëve nga kjo ndërmarrje publike?
Fati i të punësuarve shqiptarë të cilët u përjashtuan nga Mazneva – Arsovska, është ende i paditur dhe vështirësitë e tyre për të siguruar bukën e gojës sa vazhdojnë e rriten.
Të nderuar,
Blerim Bexheti dhe BDI si partner koalicioni i Arsovskës ka rol kyç në degradimin e shqiptarëve nga pozitat udhëheqëse në Qytetin e Shkupit. Kujtojmë opinionin se Bexheti ka kronologji dhe histori që nuk e harrojnë qytetarët, siç është rikthimi i bustit të Andon Lazov Qoseto-i njohur si “Kasapi”, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “East Gate Mall”.
Bexheti për përfitime personale tashmë i sinkronizuar me dyshen anti-shqiptare Arsovska – Levica duke krijuar një trinom kundër shqiptarëve për të deshqiptarizuar administratën e Qytetit të Shkupit, fatkeqësisht ia dolën, por shumë shpejtë do të dështojnë.
Shqiptarët në administratën e Qytetit të Shkupit, nën udhëheqjen e BDI-së dhe satelitëve të Bexhetit janë të diskriminuar. Në bazë të nenit, 3 të Vendimit për Organizimin e Brendshëm të Qytetit të Shkupit, Administrata e Qytetit është e organizuar në 20 sektorë. Asnjë nga këta sektorë nuk udhëhiqet nga kuadro shqiptarë. Falë BDI-së, shqiptarët, të cilët përbëjnë më shumë se 22% të popullsisë së qytetit, janë krejtësisht të përjashtuar nga pushteti lokal. Gjithashtu, nga 92 pozita drejtuese në administratë, vetëm 8 janë të plotësuara nga shqiptarë.
Dëmet e BDI-së ishin të dyfishta si në pushtetin qendror ngjashëm edhe atë lokal. E kjo gjë, ka marrë fund sepse shqiptarët e dëbuan BDI-në nga pushteti qendror, ndërsa ka ngelur vetëm çështje kohe që ta dërgojnë në histori edhe nga pushteti lokal.” / © POPULLI.mk
- Advertisement -

Të ngjajshme

Të fundit