5.8 C
Skopje
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

VLEN uron fitoren plebishitare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti

VLEN uron nga zemra Lëvizjen Vetëvendosje dhe Kryeministrin Albin Kurti për fitoren plebishitare në zgjedhjet në Kosovë, një fitore që nuk është thjesht numerike, por morale, historike dhe kombëtare.
Shqiptarët e Kosovës dëshmuan se NUK LËSHUAN PE për drejtësi, NUK LËSHUAN PE për sovranitet dhe NUK LËSHUAN PE për begati. Ata zgjodhën dinjitetin mbi pazaret, shtetin mbi kompromiset e dëmshme dhe të ardhmen mbi të kaluarën.
Kjo fitore u shtri cep më cep të Kosovës, si një dëshmi e qartë se populli e ka bërë zgjedhjen e tij pa mëdyshje: një shtet të drejtë, një qeverisje të ndershme dhe një vizion që nuk nënshtrohet.
Data 28 dhjetor 2025, bashkë me 14 shkurtin 2021, do të mbahen mend si dy nga datat më të rëndësishme të garave zgjedhore në historinë e politikëbërjes së Kosovës, momente kur qytetari u ngrit mbi presionet, mbi propagandën dhe mbi frikën, duke e vulosur kursin e pakthyeshëm të shtetit.
VLEN e sheh këtë fitore si fitore të vlerave që na bashkojnë si shqiptarë kudo që jemi: drejtësi, sovranitet, zhvillim dhe dinjitet kombëtar. Është një mesazh i fortë për gjithë rajonin se kur populli nuk lëshon pe, historia ndryshon.
Urime Kosovë!
Urime Albin Kurti!
Urime shqiptarëve cep më cep!

Të ngjajshme

Të fundit