15.8 C
Skopje
E premte, 20 Shtator, 2024

VMRO-Taravarit: Mund ti zgjedhim vetë partnerët e koalicionit!

VMRO-DPMNE duhet të ketë kujdes me politikat e saja sepse kështu si po vepron po largon qytetarët nga partia, por edhe partitë shqiptare për koalicion të mundshëm. Këto ishin fjalët e ushtruesit të detyrës kryetar i ASh-së, Arben Taravari në Click Plus duke folur për iniciativën për referendum të VMRO-DPMNE-së. Taravari tha se VMRO-DPMNE duhet të ketë kujdes veçanërisht kur flet për euro integrimet.

“Unë mendoj se VMRO ka nevojë seriozisht të rishqyrton politikat e saja, posaçërisht kur bisedohet për euro integrimet dhe mendoj se paraqitjet e këtilla së paku ky fjalor të cilin e përdorë VMRO-DPMNE thjesht mendoj se shumë i largon prej qytetarëve.

TV21: Po prej partive politike shqiptare?

-As që diskutohet prej partive politike shqiptare. Ne e kemi thënë edhe publikisht këtë se me këtë mënyrë të shprehjes dhe pengesës që i bëjnë fillimi të negociatave, unë mendoj se largohen shumë prej partive politike dhe u zvogëlohen kapacitet koalicionuese më partitë politike shqiptare dhe mendoj se seriozisht duhet ta shqyrtojnë politikën e tyre së paku me atë që dalin në publik”- u përgjigj Arben Taravari, U.D Kryetar I Aleancës Për Shqiptarët.

Por për VMRO-DPMNE deklarata e Taravari si duket nuk përbën problem. Në një përgjigje me shkrim thonë se VMRO-DPMNE është partia politike më e madhe në Maqedoni dhe partnerët e koalicionit mund t’i zgjedh vetë.

“VMRO-DPMNE është partia politike më e madhe në Maqedoni dhe e ka mundësinë që partnerët e koalicionit t’i zgjedh vetë. Mbetemi të fokusuar në rrëzimin e qeverisë aktuale dhe i thërrasim të gjitha partitë politike të cilët mendojnë se qeveria aktuale është kriminele, e korruptuar dhe e paaftë në vend që të vetë ofrohen për të hyrë te e njëjta, të bashkëngjiten në luftën për rrëzimin e qeverisë.”- thanë nga VMRO-DPMNE.

Ndërkaq në një paraqitje televizive për 360 gradë, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se eventualisht në formimin e një qeverie të re për partner koalicioni preferon më shumë opozitën shqiptare.

Të ngjajshme

Të fundit