Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka konfirmuar se ndaj Serbisë është përgatitur një paketë masash, në përgjigje të sulmit të armatosur të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Kështu ka deklaruar Von Cramon në një intervistë me Alice Taylor në podcastin Inside Albania.
“Nuk do t’i quaja sanksione, sepse ato duhen miratuar nga Këshilli, por flasim për masa politike dhe financiare, që natyrisht do të dëmtojnë qeverinë e Serbisë”, tha Von Cramon.
Për von Cramon, Vuçiç duhet të bashkëpunojë dhe të sigurojë një hetim korrekt për ngjarjen e 24 shtatorit marrëdhënien e afërt mes Serbisë dhe Rusisë.
Për Reuten, takimi i Vuçiç me ambasadorin rus në Beograd vetëm një ditë pas sulmit të Banjskës, është tregues se presidenti serb nuk e merr seriozisht Bashkimin Europian.
