Sot gjatë betimit të saj si presidente, Gordana Siljanoska , në formulën e betimit e quajti RMV me termin “Maqedonia” dhe jo “Maqedonia e Veriut”, duke mos njohur dhe respektuar marrëveshjen e Prespës.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i shefes së Europës Ursula Von Der Leyen drejtuar Siljanoskes dhe qeverisë së re që do krijohet VMRO – VLEN: “ Nëse doni integrimin europian, duhet patjetër të respektoni marrëveshjen e Prespës”
