13.8 C
Skopje
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Vulin: Nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e Beogradit për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, duke theksuar se kjo nuk do të ndodhë.

Në një bisedë me drejtoreshën e Qendrës Ruse të Eksportit, Veronika Nikišina, Vulin tha se Serbia nuk ka vendosur dhe nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, edhe pse shumë e kanë kërkuar këtë.

Ai theksoi se investimet ruse janë gjithmonë të mirëseardhura në Serbi dhe shtoi se pavarësisht përpjekjeve për vendosjen e kufizimeve, bashkëpunimi tregtar mes dy vendeve ka vazhduar.

Vulin dhe Nikishina u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Serbisë dhe Rusisë është në nivel të lartë, si dhe se ka hapësirë ​​për përmirësimin e bashkëpunimit.

 

 

Burimi / NOA.al

Të ngjajshme

Të fundit