7.8 C
Skopje
E diel, 15 Shkurt, 2026

Vushtrri / Kleriku vdes brenda Kishës ortodokse

Një 48-vjeçar është gjetur i vdekur të enjten vonë në hapësira e objektit të Kishës ortodokse në Vushtrri.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se rasti është raportuar në polici nga familjarët e viktimës.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë.

“Mbrëmë rreth orës 22:58, nga ana e familjarëve të viktimës është raportuar se brenda objektit banues që ndodhet brenda hapësirave të objektit fetar ortodoks në Vushtrri, është gjetur pa shenja jete viktima S. Ç., mashkull i moshës 48-vjeçar. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Të ngjajshme

Të fundit