Arsenali e pa vetën në avantazh të dyfishtë (Gabriel Jesus, Odegaard) brenda 10 minuta ndaj West Ham, por rezultati është barazuar në 2-2.
Vendasit shkurtuan rezultatin në minutën e 33’ me anë të Mohamed Said Benrahma. Algjeriani nuk gaboi nga pika e bardhë.
Ndërkohë, goli i barazimit për West Ham erdhi në minutën e 55’. Jarrod Bowen shfrytëzoi një asist të Thilo Kehrerdhe goditi fluturimthi.
Kryesuesit e Premier League fituan një penallti, por Bukayo Saka goditi jashtë nga pika e bardhë, duke humbur mundësinë ta dërgonte rezultatin në 1-3.
