31.8 C
Skopje
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Xhaferi u drejtohet deputetëve: Të jeni objektiv në raportet revizore

Pavarësisht se cilat parti janë në pushtet, e cilat në opozitë, qasja në trajtimin e raporteve revizore gjithnjë duhet të jetë objektive, transparente dhe me nivel të lartë të profesionalizimit në lexim, mirëkuptim dhe vendosje nga ana e deputetëve, porositi sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Para nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunim mes Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR) dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në ngjarjen përmbyllëse nga projekti tuining “Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikëqyrjes parlamentare”, Xhaferi theksoi se gjatë shqyrtimit të raporteve të revizionit duhet të ekzistojë nivel i lartë i unitetit mes opsioneve të ndryshme politike, të jetë objektiv dhe irrelevant i cili është bartës i pushtetit ekzekutiv ose cilës partie politike i takon ndonjë funksionar i zgjedhur.

Vendosja e marrëdhënieve profesionalisht të qëndrueshme dhe efikase me ESHR-në për mbikëqyrje edhe më të mirë të shpenzimit të fondeve publike dhe llogaridhënie më të madhe të institucioneve që financohen nga buxheti i shtetit, është qëllimi i Memorandumit. Avancimi i bashkëpunimit tonë do të kontribuojë në menaxhimin më të mirë të parasë së shtetit, por edhe do të sigurojë transparencë në shpenzimin e saj. Mbikëqyrja do të jetë më transparente nëse ka një praktikë dhe mekanizëm të ndërtuar për dorëzimin e raporteve përfundimtare, grupimin e tyre sipas temave, njohjen e deputetëve me to dhe shqyrtimin e raporteve përfundimtare të revizionit në Kuvend”, tha Xhaferi.

Kryerevizori i Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR) të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Maksim Acevski tha se Memorandumi parasheh dorëzimin e të dhënave në pjesën e raporteve përfundimtare të revizionit, si dhe mbështetje të punës së shërbimeve profesionale kuvendore në pjesën e raporteve të dorëzuara revizore.

Me Memorandumin është përcaktuar edhe detyrimi që ESHR të përgatisë udhëzues për rolin e ESHR dhe Kuvendit në pjesën e përmirësimit të mënyrës së menaxhimit me mjetet publike në vend”, theksoi Acevski.

Shefi i delegacionit të BE-së në vend, David Geer, në fjalimin e tij në këtë ngjarje para nënshkrimit të Memorandumit, porositi se përmirësimi i punës së ESHR do të nënkuptojë llogaridhënie më të madhe dhe efikasitet në çdo segment të administratës shtetërore, që, do të ketë, siç theksoi, rezultat pozitiv në jetën e përditshme të qytetarëve.

Reforma në menaxhimin e financave publike dhe forcimi i funksioneve të revizionit të jashtëm janë elementë kyç në përgatitjen e vendit për anëtarësim në BE. Tani, me procesin e vetingut në vend, është koha për të menduar se si të ecim përpara me këtë reformë. Kjo vlen për çdo zonë. ju lutem përfitoni nga mundësia që ju është dhënë për të ecur përpara me reformat. Standardet dhe parimet janë vendosur, procesi i inspektimit dhe negociatave është një mundësi e madhe për të ecur përpara, në interes të të gjithëve”, potencoi Geer.

Të ngjajshme

Të fundit