11.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Zaha përfundon në radarin e Barcelonës

Skuadra e Barcelonës po synon transferimin e Wilfried Zahas këtë verë.

Këtë e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, ku kanë raportuar se blaugranasit janë duke e përcjellur me vëmendje situatën e tij tek Crystal Palace.

Ai mund t’i bashkohet Barcelonës si lojtarë i lirë, pasi në fund të këtij sezoni i skadon kontrata me klubin aktual.

Zaha, 30-vjeçar, ka refuzuar rinovimin e kontratës me Crystal Palacen, duke bërë të ditur se sezonin tjetër nuk do të jetë pjesë e ekipit anglez.

Zaha prej vitit 2015 është pjesë e Crystal Palacet dhe këtë sezon ka 6 gola e 3 asistime në 25 ndeshje të luajtura.

Më herët ai ishte pjesë e Manchester United nga ku edhe u transferua tek Crystal Palace për shumën e 4 milionë eurove.

Për të siguruar shërbimet e tij, Barcelona duhet të mposht konkurrencën e disa klubeve tjera si Tottenham e Arsenal, që po ashtu kanë shprehur interesim për ta afruar në radhët e veta sulmuesin anësor.

Të ngjajshme

Të fundit