Ylli i PSG ishte i vetmi që përmbushi pritshmëritë teksa realizoi tre gola, pa harruar edhe saktësinë në goditjen e 11-metërshave, ndryshe nga sa bënë shokët e skuadrës. Në këtë formë, hidhërimi në mimikën e sulmuesit ishte i dukshëm dhe të gjithë u munduan ta ngushëllonin atë. Diçka të tillë e provoi edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili zbuloi edhe bisedën me Mbappe në fushë.
“Ishim shumë larg Argjentinës në fundin e pjesës së parë dhe përmbysje të tilla janë shumë të vështira. Megjithatë, ia dolëm deri diku, ajo që arriti Mbappe me shokët e skuadrës është diçka e jashtëzakonshme. Rigjetëm “urinë” e duhur në fushë dhe në fund patëm edhe mundësinë për ta fituar takimin.
Mbappe është një lojtar i madh, i thashë se është vetëm 24-vjeç. U shpall golashënuesi më i mirë dhe mos të harrojmë se ai e ka një Botëror të fituar. Tani luajti një tjetër finale, isha i trishtuar aq sa edhe ai, por i theksova se i bëri të gjithë krenar. Në fund, humbëm një ndeshje futbolli, por i shkuam shumë pranë. Kështu funksionon futbolli”, u shpreh Macron.