6.8 C
Skopje
E hënë, 4 Maj, 2026

Zejdi nis punën në terren, krijohen strukturat e Lëvizjes Populli

Lëvizja Populli e udhëhequr nga Skender Rexhepi-Zejdi ka filluar krijimin e strukturave partiake dhe themelimin e degëve lokale.

Ndër degët e para të Lëvizjes Populli është ajo e Shuktës në të cilën, kryetar i degës u zgjodh anëtari dhe një nga themeluesit e këtij subjekti, Orhan Muça.

Në këtë takim me strukturën e Shutkës, Rexhepi ka thënë se duke parë momentin në të cilin gjendet shteti, duhet angazhim politik dhe u betua se Lëvizja Populli do të jenë zëri i të gjithë qytetarëve duke artikuluar kërkesat dhe nevojat e tyre në të gjitha institucionet relevante në vend.

Sipas paralajmërimeve, këtë javë, Rexhepi dhe Lëvizja Populli do të themelojnë degën e tyre në Komunën Çair.

Të ngjajshme

Të fundit