Zv.Ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri sot ka qenë pjesëmarrëse në Këshillin për Zhvillim të Barabartë Rajonal, informon POPULLI.mk
ZEKOLLI-SHAQIRI:
Pjesëmarrje në Këshillin për Zhvillim të Barabartë Rajonal
Në takimin e Këshillit për Zhvillim të Barabartë Rajonal, diskutuam për rëndësinë e investimeve strategjike që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm për të gjitha rajonet e vendit.
Fokusimi ynë mbetet fuqizimi i infrastrukturës dhe krijimi i mundësive të reja për të rinjtë dhe komunitetet, duke siguruar një zhvillim të barabartë dhe të drejtë për të gjithë qytetarët. / © POPULLI.mk



