Bujar Osmani vazhdon t’a gënjen popullin, ndërsa faktet e demantojnë.
Vetëm pak orë pasi në Sofje u konfirmuan hapat konkretë për realizimin e hekurudhës me Bullgarinë në kuadër të Korridorit VIII, Bujar Osmani zgjodhi edhe një herë të manipulojë opinionin.
Faktet janë të qarta: projekti po ecën përpara, për fazën e tretë tashmë janë siguruar 149 milionë euro grant, ndërsa po koordinohen hapat e fundit me palën bullgare dhe partnerët evropianë për realizimin e tunelit ndërkufitar.
Ata që lanë pas një projekt të paplotë e të pazbatueshëm, sot nuk kanë kredibilitet të flasin për këtë projekt.
Hekurudha me Bullgarinë do të bëhet realitet. Faktet janë më të forta se gënjeshtrat.




