Zv.Ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka reaguar me dhimbje të thellë pas lajmit tragjik për aksidentin në fshatin Rashçe, ku humbën jetën disa persona, informon POPULLI.mk
Në një mesazh ngushëllimi, ajo ka shprehur solidaritetin e saj me familjarët dhe të afërmit e viktimave, duke theksuar rëndësinë e forcës dhe durimit për të përballuar këtë humbje të madhe.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për aksidentin tragjik në fshatin Rashçe. Humbja e të dashurve në aksidente trafiku është një dhimbje e rëndë që e bashkëndjej thellësisht me familjarët dhe të afërmit e viktimave. Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet e mia janë me ju”, ka deklaruar Zekolli Shaqiri.
Zv.Ministrja gjithashtu ka theksuar se kjo ngjarje tragjike duhet të na shërbejë si një kujtesë për rëndësinë e jetës dhe nevojën për të punuar së bashku për rritjen e sigurisë në rrugë.
“Dhimbja që ndajmë sot na kujton sa e çmuar është jeta dhe sa e rëndësishme është të punojmë së bashku për të rritur sigurinë në rrugë”, përfundoi ajo.
Mesazhi i saj ngushëllues reflekton dhembshurinë dhe përgjegjësinë institucionale për të adresuar çështjen e sigurisë rrugore në vend. / © POPULLI.mk