Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, po përfaqëson vendin në Konferencën e 4-të Ministrore Globale për Sigurinë Rrugore, e cila po mbahet në Marok, informon POPULLI.mk
Kjo konferencë ka një rëndësi të madhe, pasi synon të vlerësojë progresin e bërë në zbatimin e Planit Global 2021-2030 dhe të forcojë angazhimin për një vizion të ri mbi mobilitetin e sigurt dhe të qëndrueshëm.
Në kuadër të këtij takimi, Zekolli Shaqiri nënshkroi një marrëveshje për zbatimin e Planit Global 2021-2030, duke riafirmuar përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të reduktuar aksidentet në rrugët e vendit.
“Është e rëndësishme të bashkëpunojmë me partnerë ndërkombëtarë dhe të shkëmbejmë praktikat më të mira për të ndërtuar një sistem rrugor më të sigurt dhe më të qëndrueshëm,” u shpreh Zekolli Shaqiri.
Konferenca do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ku përfaqësues nga e gjithë bota do të diskutojnë sfidat dhe zgjidhjet për sigurinë rrugore globale. Zëvendësministrja theksoi se përvoja dhe praktikat e shkëmbyera do të ndihmojnë në përmirësimin e politikave dhe strategjive për sigurinë rrugore në Maqedoninë e Veriut. / © POPULLI.mk