14.8 C
Skopje
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Zelensky: Nuk na thyen dot Rusia as me dronët iranianë

Në errësirë, pranë mbetjeve të një droni të shkatërruar, presidenti Volodymyr Zelensky zotohet se sulmet masive të Rusisë nuk do të thyejnë shpirtin e ukrainasve.

“Bombardimet nuk do të na thyejnë. Të dëgjosh himnin e armikut në tokën tënde është me e frikshme se raketat në qiellin tonë. Ne nuk kemi frikë nga errësira”, tha ai.

Në vetëm 2 ditë, sipas Zelenskit, Rusia kishte kryer më shumë se 30 sulme me dron në Ukrainë. Ai tha se në total, forcat pushtuese kishin lëshuar 4500  raketa dhe kishin ndërmarrë mbi 8 mijë sulme ajrore.

“Në dy ditë u lëshuan më shumë se 30 dronë. Mbrojtësit e qiellit tonë parandaluar armikun dhe rrëzuan 23 dronë iranianë Shahed. Një sërë raketash u kthyen në metal për skrap. Në total gjatë kësaj periudhe, Moska ndërmori 4500 sulme raketore dhe 8 mijë ajrore. Por ne po luftojmë”, tha Zelensky.

Deklarata e Zelensky-t erdhi pak pasi sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, e quajti përdorimin agresiv të dronëve iranianë nga Rusia si tronditëse. Gjatë një vizite në Kanada, diplomati i lartë amerikan akuzoi komandantët rusë për përdorimin e pajisjeve për të vrarë civilë ukrainas dhe për të shkatërruar infrastrukturën mbi të cilën mbështeten për elektricitetin ujin dhe ngrohjen.

“Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja do të vazhdojnë të punojnë së bashku me partnerët për të penguar Iranin të furnizojë Moskën me këto armë”, tha Anthony Blinken.

Javët e fundit, Rusia ka përshkallëzuar sulmet ndaj infrastrukturës civile, duke dëmtuar rrjetin elektrik dhe hidrik në vend, teksa temperaturat kanë filluar të ulen. Shtetet perëndimore thonë se Irani po furnizon Moskën me dronë dhe se ekspertë ushtarakë të Teheranit janë në terren në Krimenë e pushtuar nga Rusia për t’u ofruar mbështetje teknik pilotëve. Por Teherani i cilëson akuzat si të pabaza dhe i kërkon Ukrainës të tregojë provat për të mbështetur pretendimet./A2

Të ngjajshme

Të fundit