Për hir të transparencës time!
Dua ta sqaroj një çështje me këtë postim: emri im nuk duhet të lakohet nëpër korridore si një kandidat i mundshëm për zgjedhjet lokale në Tetovë. Nuk kam asnjë synim të merrem me politikë.
Gjatë veprimtarisë sime publike, transparenca ka qenë gjithmonë parimi im kryesor, si në vendime ashtu edhe në punët e kryera. Besoj se kam arritur të bëj gjëra që dikur dukeshin të pamundura në detyrat e mia publike, megjithëse gjithmonë kam ndjerë se ka ende shumë për të bërë.
Rrugëtimi im publik do të mbetet i pakompromis. Uroj që partitë në RMV të përzgjedhin kandidatë të merituar dhe t’i japin mundësi të ardhmes.