12.8 C
Skopje
E martë, 21 Prill, 2026

Zgjatet armëpushimi mes Iz*raelit dhe Hama*sit

Ndërsa armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit hyn sot në ditën e tij të katërt dhe të fundit, të dyja palët kanë diskutuar mundësinë e zgjatjes së tij, një masë e cila ka mbështetjen e vendeve kyçe, duke përfshirë SHBA-në dhe Katarin.

Në një deklaratë të lëshuar të dielën në mbrëmje, Hamasi tha se dëshiron të zgjasë armëpushimin pas përfundimit të periudhës katërditore, përmes përpjekjeve serioze për të rritur numrin e të liruarve nga burgimi, siç përcaktohet në marrëveshjen e armëpushimit humanitar.

Ndërsa kabineti i luftës i Izraelit diskutoi mundësinë e një zgjatjeje të dielën në mbrëmje, një burim tha për CNN, kushtet, siç përshkruhen në armëpushimin fillestar, mbeten të pandryshuara.

Më herët këtë fundjavë, Katari, i cili luajti një rol qendror në ndërmjetësimin e marrëveshjes fillestare, tha se gjithashtu shpresonte të zgjaste armëpushimin.

“Ajo për të cilën ne shpresojmë është që vrulli që ka sjellë nga lirimi dhe nga kjo marrëveshje prej katër ditësh, do të na lejojë të zgjasim armëpushimin përtej këtyre katër ditëve, dhe për këtë arsye të futemi në diskutime më serioze për pjesën tjetër të pengjeve”, tha pr CNN Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari.

Në një konferencë shtypi të dielën, presidenti i SHBA Joe Biden shprehu gjithashtu dëshirën për të zgjatur pauzën në luftime në përpjekje për të siguruar lirimin e sigurt të më shumë pengjeve dhe për të marrë ndihmë kritike për civilët në enklavë.

 

Burimi Top Channel

Të ngjajshme

Të fundit