8.8 C
Skopje
E hënë, 4 Maj, 2026

Ministri Spasovski për vizitë pune në Bruksel

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot do të udhëtojë për vizitë pune në Bruksel, në kuadër të së cilës nesër do të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Lidhjes globale për luftimin e kontrabandës me migrantë, organizuar nga Komisioni Evropian.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në kuadër të Konferencës ndërkombëtare, Spasovski do të mbajë fjalim në panelin e titulluar “Përgjigjja ndajj kontrabandës së emigrantëve”.

Konferenca do të fillojë më një fjalim hyrës të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Përveç panelit “Përgjigjja ndaj kontrabandës së migrantëve”, në Konferencë do të mbahen edhe panelet “Parandalimi i kontrabandës së migrantëve” dhe “Alternativat e migracionit të parregullt si barrierë kryesore për kontrabandën”.

Konferenca do të përfundojë me një diskutim kushtuar “Miratimit të thirrjes për veprim”, në të cilin do të drejtohen Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ilva Johansson dhe Ministri spanjoll i Punëve të Brendshme, Fernando Grande-Marlaska, vendi i të cilit është kryesues aktual me BE-në.

Në konferencë përveç numrit të madh të ministrave dhe përfaqësueve të ministrive të Punëve të Brendshme të vendeve të përfshira në Lidhjen globale, do të marrin pjesë edhe komisionerët evropianë për Drejtësië, Didie Rejnders, për Politikën e fqinjësisë dhe Zgjerimin, Oliver Varheji dhe për Partneritete ndërkombëtare, Juta Urpilainen.

Në fjalimin në Parlamentin Evropian për “Gjendjen e Unionit” në shtator të këtij viti, kryetarja e KE-së, Fon der Lajen theksoi se përballja me migracionin kërkon punë të vazhdueshme, me ç’rast kyçe në këtë proces është lufta kundër kontrabandistëve të njerëzve, të cilët “me gënjeshtrat e tyre tërheqin njerëz të dëshpëruar dhe i vënë në rrezik në rrugët e rrezikshme nëpër shkretëtirë apo në anije të papërshtatshme për udhëtime detare.

“Ne duhet të punojmë me partnerët tanë për t’u përballur me këtë plagë globale të trafikimit të qenieve njerëzore. Kjo është arsyeja pse Komisioni do të organizojë një konferencë ndërkombëtare për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. Është koha për t’i dhënë fund këtij biznesi të pashpirt dhe kriminal, theksoi Fon der Lajen në fjalimin që njoftoi mbajtjen e Konferencës.

Sipas Komisionit Evropian, kontrabanda e emigrantëve është një aktivitet kriminal global, në kushtet kur varfëria, paqëndrueshmëria sociale dhe politike, si dhe disponueshmëria e kufizuar e rrugëve legale të migracionit, shtyjnë mijëra njerëz drejt rrjeteve kriminale që u premtojnë atyre hyrje ilegale, tranzit ose qëndrim në BE.

“Këto udhëtime mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme, ndërsa kontrabandistët shpesh i ekspozojnë migrantët ndaj rreziqeve dhe dhunës kërcënuese për jetën. Humbja e jetëve si pasojë e kontrabandës së emigrantëve kërkon një përgjigje vendimtare dhe urgjente në nivel BE dhe global, njoftoi Komisioni Evropian në paralajmërimin e Konferencës.

Sipas të dhënave të BE-së, gjatë vitit të kaluar në Union kanë hyrë rreth 331 mijë emigrantë të paligjshëm, prej të cilëve madje 90 për qind kanë mbërritur në territorin e saj përmes rrjeteve të kontrabandistëve të njerëzve. Europol, nga ana tjetër, regjistroi rreth 15,000 kontrabandistë emigrantë në vitin 2022.

Të ngjajshme

Të fundit