7.8 C
Skopje
E diel, 29 Mars, 2026

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË TURQI DHE NDIKIMI I TYRE NË BALLKAN

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË TURQI DHE NDIKIMI I TYRE NË BALLKAN

Kalimi i Ahmet Davutoğlut dhe Babacanit nga rreshti i parë i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe qeveria e udhëhequr nga presidenti Erdogan në anëtarët e tryezës gjashtëpalëshe dhe promovimi i ish-kundërshtarit të tij, Kemal Kılıçdaroğlu për president, është një ngjarje në të cilën ia vlen të shqyrtohet si për politikën e ardhshme të Turqisë, po edhe për paqen dbe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Analistë të ndryshëm të politikës turke dhe jo vetëm, e trajtuan atë si një paradoks, të tjerë si një shenjë ndryshimi politikash dhe të tjerë si një defekt dhe mëkat. Davutoglu dhe Babacan po shkojnë drejt një paralajmërimi të vetëvrasjes politike, ku kandidatura e tyre për Kilicdaroglun do të ishte një gabim i madh politik për ta dhe do të ishte e barabartë me vetëvrasje politike që mund të shkatërrohet e ardhmja e tyre. Sipas kësaj, ata janë thjesht humbës, qoftë opozita i ka fituar apo i ka humbur zgjedhjet.

Ngjarja është pjesë e skenës politike dhe rezultat i ndërveprimit të disa faktorëve dhe zhvillimeve të viteve të fundit. Theksoj këtu se një ngjarje politike rrallë i atribuohet një kauze të vetme apo një personi të caktuar. Ngjarjet politike kanë shkaqe të shumta dhe faktorë të mbivendosur, me personalitete dhe organizata të ndryshme që ndërveprojnë me to. Nuk është një drejtim, por një shumëkëndësh.

Nëse Davutoglu dhe Babacan kanë qenë në anën e Erdoganit për shumë vite dhe më pas kanë pasuar kundërshtarin e tij sot, siç është Kiliçdaroglu, atëherë sigurisht që çështja ka ndodhur me vullnetin e tyre si rezultat i disa leximeve (zgjedhje apo detyrim), por kjo nuk do të thotë se ata janë arsyeja e vetme për se Erdogani nuk është i lirë nga përgjegjësia për tërheqjen e liderëve të lartë të partisë së tij prej tij.

Nuk është e rastësishme që një numër i madh i liderëve themelues të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe atyre që kanë pasur gjurmë dhe ndikim në rrugën e saj dhe arritjet e qeverive të njëpasnjëshme, të jenë jashtë skenës sot dhe disa prej tyre janë në radhët e opozitës. Erdogani këtu është njëri ndër aktorët kryesorë në këtë proces dhe ndoshta edhe kryesori i vetmi.

Nëse gjërat do të ishin mirë në Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), ai nuk do të duhej të lidhej me një parti të djathtë, po ashtu edhe kur Imamoglu fitoi zgjedhjet komunale të Stambollit me një diferencë të madhe në balotazh dhe kur Kiliçdaroglu ëndërronte të ishte një kandidat konsensus për një segment të gjerë të spektrit politik, duke përfshirë ish-shokët e Erdoganit.

Kushdo mund të ketë një pozicion në skenën finale, të rreshtohet ideologjikisht ose të vlerësojë moralisht dhe të fajësojë kë të dojë. Megjithatë, analiza e fenomenit i referohet faktorëve dhe përgjegjësive të shumëfishta, disa prej të cilëve lidhen me këta personalitete, të tjerë me Erdoganin dhe të tjerë me zhvillimet politike në vend.

Ndikimi i zgjedhjeve në Ballkan
Turqia ka hyrë në një radhë të fuqive botërore e cila ndikon në shumë rajone dhe varet shumë se çfarë politike do të zhvillojë ai shtet, si rezultat i raporteve me vendet tjera. Turqia është bërë një superfuqi rajonale dhe një ndikuese në politikën ndërkombëtare ku padyshim se ajo ka kontribuar dhe ndikuar edhe në proceset paqësore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Rreziku i mosfitimit të Erdoganit në zgjedhjet presidenciale dhe triumfi i kundërshtarit të tij, mund të krijojë destabilizim serioz si në Turqi, ashtu edhe në tërë rajonin e Lindjes së Mesme, po edhe në rajonin e Ballkanit. Kjo, për faktin se nuk do jetë një president i fuqishëm sikur Erdoğani, por një presidencë e ndarë ku secila nga partitë aleate do të ketë një zv.president që duhet të pyetet për vendimet e presidentit turk.

Por çështja nuk është vetëm kaq. Një Turqi pa Erdoğanin dhe AKP-në, është një Turqi e copëtuar në federata ku përveç Stambollit dhe Bosforit që ka nevojë për qëndrueshmëri, pjesa tjetër do të përfshihet në luftëra civile si në Siri. Stambolli do t’i jepet Greqisë dhe një komisioni ndërkombëtar për qeverisje.

Çfarë rëndësie ka kjo për shqiptarët?
Sa i përket destabilitetit në Ballkan me presidencën e Kiliçdaroglut në Turqi, uzurpatorët serb dhe grekët gjithashtu, do të lirohen ndjeshëm nga frenimi i deritanishëm që kanë pasur nga presidenti Erdogan. Shikuar nga prizmi i politikës globale, bota në përgjithësi do të humbasë ekuilibrin që mbahet deri tani nga Turqia e Erdoganit, ku pa një ekuilibër të tillë, mundet që me shumë gjasa të shpërthejnë konflikte dhe trazira në të gjitha zonat e nxehta në botë:
– Rusia mund të bllokohet në Bosfor, por kjo krijon forcimin e aleancës Rusi-Kinë e cila gjithashtu do të vuajë të njëjtat pasoja të bllokimit të Bosforit nga NATO.
– Turqia mund të ç’armatoset nga sistemet mbrojtëse që i krijoi për një periudhë njëzetvjeçare dhe bëhet një teren ku banda të reja të tipit ISIS dhe PKK furnizojnë me ushtarë mercenarë konfliktet e botës.
– Mund të ndodhin ndryshime kufish, ku Shqipëria do të mbetet vetëm ajo e planit të dikurshëm francez, nga Buna deri në Shkumbin.
– Kosova mund të mos ekzistojë më e pavarur dhe as e njohur si nocion shtetëror dhe politik.

Këto janë disa rreziqe që parashihen gjatë kësaj periudhe kur kanë filluar aktivitetet e zgjedhjeve presidenciale në Turqi në rast se humb presidenti Erdogan. Por, ne shpresojmë që një destabilizim i tillë të mos ndodh dhe ai sërish të rizgjedhet si president i Turqisë dhe aleat akoma më i fuqishëm për Ballkanin Perëndimor dhe Lindjen e Mesme.

Të ngjajshme

Të fundit