21.8 C
Skopje
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Zgjedhjet presidenciale RMV / Fushata zgjat deri më 22 prill në mesnatë

Në mesnatë filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të caktuara për 24 prill. Fushata do të zgjatë deri në mesnatë më 22 prill. Në ditën e parë të fushatës disa nga kandidatët paralajmëruan promovimin dhe prezantimin e programit zgjedhor dhe hapjen e shtabeve zgjedhore.

Sipas shortit të KSHZ-së, presidenti aktual dhe kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski do të jetë i pari në fletëvotim. E dyta është Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, i treti është Stevço Jakimovski nga GROM.

Në vendin e katërt është Bujar Osmani nga BDI, e pesta është Biljana Vankovska Cvetkovska nga “E Majta”, i gjashti Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët dhe Koalicoini VLEN dhe i shtati është Maksim Dimitrievski, kandidat i “ZNAM”.

Nëse do të ketë rreth të dytë për zgjedhje presidenciale atëherë do të mbahen më 8 maj, së bashku me zgjedhjet e 11-ta parlamentare pas pavarësisë së vendit.

Të ngjajshme

Të fundit