21.8 C
Skopje
E mërkurë, 24 Prill, 2024

“Zgjedhjet presidenciale”, zyrtarisht nisi fushata zgjedhore

Nga mesnata ka filluar fushata për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Në garën për president plotësuan kushtet dhe kaluan filtrat shtatë kandidatë, në mesin e tyre edhe dy kandidatë nga tabori politik shqiptar, Bujar Osmani nga koalicioni Fronti Europian dhe Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN.

Kandidatë të tjerë jane Stevo Pendarovski nga koalicioni i LSDM-së, Gordana Siljanovska – Davkova nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së, Biljana Vankovska nga e Majta, Stevçe Jakimovski nga GROM dhe Maksim Dimitrievski nga partia ZNAM.

Fushata zgjedhore do të zgjasë 18 ditë. Heshtja zgjedhore fuqizohet me datë 23 Prill kurse me datë 24 prill votohet në rrethin e parë. Rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 8 maj bashkë me ato parlamentare.

 

 

Burimi / Flaka Media

Të ngjajshme

Të fundit