-1.2 C
Skopje
E premte, 27 Shkurt, 2026

Zhurma e marrëveshjeve të fshehta

Nga Fatmir Limani

Bashkimi i subjekteve në frontin me strategji të dyfishtë, të cilat në fazën fillestare shkatërruan forcën politike me pushtet absolut në çerekshekullin që lam pas, mandej strukturën e opozitës më të organizuar.

Aleanca e stisur, e cila vetëshkatërroi strukturat e saj, akoma mbetet kryefjala e shërbimeve mbrënda strukturore dhe në bashkëpunim me… Në valle lëvizjesh të llogaritura si shah i mjegullt, herë me një flamur, herë me një tjetër premtim, humbën torruan në kalkulimet e fundit, duke menduar se dredhia është urtësi, e pazari mund të shitet si strategji.

Fronti që u betua për ndryshim, tretet në pasqyrën e ambicies, duke harruar se themelet nuk ndërtohen me hile. Dhe Aleanca që lindi për të rrëzuar një kështjellë, rrëzoi gurët e vet para se të hapte portën. U bë ushtar i hijes që e kundërshtonte, duke ushqyer me “amin” atë që e quante armik.

Dhe kështu, në fund të lojës mbeti pa fitimtarë, mbeti vetëm zhurma e marrëveshjeve të fshehta dhe një emër i madh me përmbajtje të zbrazët. Kjo ndodh kur strategjia nuk ka busull, shërbimi është drejtim, e vetëshkatërrimi bëhet epilog.

Hilja është si puna e kungullit që dikur edhe fundoset!

Të ngjajshme

Të fundit